Hajnaj: S’ka ankesa nga Holanda për rikthimin e vizave
Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 20 August 2017
Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Larte Aida Hajnaj, inspektim në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.
Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, ka zhvilluar sot një inspektim në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë, për të parë nga afër zbatimin e proçedurave të përshpejtuara për krijimin e lehtësira ligjore për shtetasit që hyjnë e dalin nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, me qëllim shmangien e rradhëve të gjata, si të masave të shtuara për kontrollin e kalimit të shtetasve shqiptarë për në zonën Shengen, me qëllim parandalimin e rasteve që synojnë të kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme. Në një komunikim me median, Drejtoresha e Kufirit Aida Hajnaj tha: – ” Qëllimi i inspektimit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka qenë për të parë si janë zbatuar masat, për sa i përket planit të zbatimit të turizmit, fluksin e qytetarëve në këtë pikë kalimi kufitar dhe zbatimin e Urdhërit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi forcimin e rregullave të kalimit të shtetasve shqiptarë në vendet Shengen.
Pyetje: Nëse konstatohet fluksi në sportelet e daljes, mendoni që emigrantët do kenë probleme gjatë rrugës së kthimit për në Greqi? Aida Hajnaj: Më duhet të sqarojmë që fluksi nuk është tek sportelet në pikën e kalimit kufitar tek pala shqiptare në Kakavijë, por në fak
është në pikat e kalimit kufitar përsa i përket palës greke. Ne i kemi marrë iniciativat tona dhe kemi komunikuar sot me palën greke nga e cila tani kemi kërkuar të shtojë sa më shumë sportele, të shtojë njerëz, punonjësit e policisë, me qëllim që të lehtësojë sa më shumë fluksin që është krijuar në pikën e kalimit në palën shqiptare. Mendojmë se ky fluks do ndikojë pak në lëvizjen e tyre, por duhet të kuptojmë që pala shqiptare është në kapacitet të plotë të kabinave të saj. Janë nëntë kabina të cilat janë të vendosura si në hyrje dhe në dalje në kapacitet të plotë që po punojnë për të përballuar fluksin. Pyetje: Ditët e fundit janë plotësuar edhe për marrëveshjen Shengen ku janë shënuar edhe disa pika të tjera në lidhje me kontrollin e shtetasve shqiptar që jetojnë në vendet e kësaj zone.
Deri tani a keni patur raste të raportuara, shqetësime të krijuara nga shqiptarë, kthime mbrapsht, jo vetëm në Kakavijë por edhe në pikat e tjera doganore?
Aida Hajnaj: Jo, nuk kemi pasur raste të shqetësimeve të qytetarëve pasi qytetarët janë sqaruar në pikat e kalimit përkatëse për gjithë dokumentacionin që duhet të kenë për kalimin e tyre në vendet Shengen. Pyetje: Cili është opinioni juaj për masat e marra në lidhje me azilkërkuesit, sa ka ndikuar kjo në lidhje me emigracionin që ka pasur për nënshtetasit shqiptarë? Aida Hajnaj: Aktualisht ne mund të themi që me masat që janë marrë ne kemi një ulje të shtetasve shqiptarë nga informacionet që kemi marre nga homologët tanë në lidhje me kërkesat e tyre për azil ne vendet e BE. Përsa i përket rastit të Hollandës, ne nuk kemi pasur asnjë lloj problemi ose shqetësimi nga ana e tyre në lidhje me kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Sidomos për këtë periudhë nga janari deri në gusht që ne po flasim.
Pyetje: Si e konsideroni vendimin e tyre për daljen e Shqipërisë nga marrëveshja Shengen?
Aida Hajnaj: Unë e theksoj edhe njëherë se përsa i përket kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në shtetin e Hollandës ne nuk kemi pasur asnjë kontestim nga pala homologe, nga autoritetet hollandeze në lidhje me këtë fenomen. Dhe përsa i përket pjesës së kriminalitetit të shtetasve shqiptarë në Hollandë, unë theksoj edhe njëherë se Policia e Shtetit shqiptar bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha homologet e veta, me misionet, atashetë që janë vendosur në Shqipëri, që mbështesin policinë shqiptare dhe janë të gatshëm për të ngritur grupe pune të përbashkëta hetimi, për të hetuar dhe goditur të gjitha këto grupe kriminale duke filluar që nga transfertat financiare të tyre e deri te konfiskimi i aseteve që ato kanë në Shqipëri.
Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje. Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë. Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sygjeron shfrytëzimin e pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...