Lajme

“Hajna, hajna”, deputeti Abazi iu drejtohet pozitës pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 21 November 2024

Pas adresimit të Presidentes, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, deputeti i pavarur Haki Abazi bërtiti duke thënë “hajna”.

Abazi pas largimit të Osmanit nga salla e Kuvendit kërkoi që të nxjerrin 100 mijë eurot për të cilat janë ngritur dyshimet se ministri i Bujqësisë, Faton Peci, nga buxheti i dedikuar për fermerë ia ka dhënë këshilltarit të tij.

“Hajna, hajna, qitni 100 mijë euro, hajna…”, bërtiti Abazi.

-Advertisement-

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në adresimin e saj vjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera