Lajme

“Hajn i zdralaftë, s’di me shkru emrin tënd” – Fitore Pacolli eskalon me gjuhën e përdorur ndaj Abelard Tahirit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 02 December 2024

Situata në Kuvendin e Kosovës ku po diSkutohet për katër vite qeverisje të kryeministrit, Albin Kurtit, ka eskaluar, shkruan Gazeta Infokus.

Diskutimet  kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku një nga momentet më të tensionuara ka qenë shkëmbimi i akuzave dhe ofendimeve mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka përdorur një gjuhë të ashpër gjatë fjalës së saj në seancë, duke e akuzuar deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri, për korrupsion dhe përfshirje në aktivitete të dyshimta.

-Advertisement-

Ajo e ka quajtur Tahirin “hajn i zdralaft” dhe “hajn i ligës së parë”, duke shtuar se, sipas saj, “deputeti i cili vjen nga liga e parë e hajnisë e dinë shumë mirë që aty nuk ka korrupsion e hajni”.

Pacolli ka akuzuar Tahirin për lidhje me korrupsionin dhe hajnia, duke ia përmendur rastin e shurdhueseve, e pasurinë e tij.

Pas kësaj, ndërhyri nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ia tërhoqi vërejtjen Pacollit për gjuhën e përdorur.

Megjithatë, pas kësaj, deputeti Abelard Tahiri reagoi menjëherë, duke iu përgjigjur me një replikë të ashpër ndaj deputetes Pacolli.

Ai e kritikoi për fjalimin e saj dhe theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të shohin veprimet e saj. Ai e akuzoi atë për shpërndarje të parave në familjen e saj, duke thënë: “Fitoren duhet me pa qysh ia jep vëllait të vet 100 mijë euro si kryetare e komisionit për bujqësi që ka me mbikqyrë ministrin edhe del e fuqishme para qytetarëve. Fitore 100 mijë vëllait, 100 mijë dajës – aq sa po dijmë tash.”

Pas fjalimit të Tahirit, Pacolli dëgjohej duke i thënë sërish “hajn i zdralaft”, duke vazhduar shkëmbimin e akuzave dhe ofendimeve në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera