Lajme

Hajdutët e armatosur hyjnë në shtëpi, e pazakontë si i ‘arreston’ pronari (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 20 June 2017

 

Në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë kur një burrë i vjetër me një hanxhar dhe me një mjet druri arriti të shmang hajdutët e armatosur që hynë në shtëpinë e tij.

Pronari i shtëpisë ishte ulur në oborr me një djalë, i cili supozohet të jetë biri i tij, kur hajdutë të maskuar dhe të armatosur i sulmuan ata në oborr, transmeton gazetametro.net.

-Advertisement-

Pronari i shtëpisë edhe pse nën kërcënimin e armëve të gjata, pa iu trembur syri mori një dru dhe i sulmoi ata.

Fqinjët kishin raportuar më parë se panë burrat e armatosur poshtë rreth shtëpisë, dhe policia shpejt arriti në vendngjarje.

Ata menjëherë arrestuan tre të dyshuarit, që pronari i kishte dorëzuar duke i mbajtur nën kërcënimin e hanxharit, të cilin e kishte marrë më vonë nga një kthinë e shtëpisë. /gazetametro.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera