Lajme

Hajdini: Nëse dikush ka dyshime në aftësinë e Zemajt, duhet menduar se a dyshon dikush në ministrat në Amerikë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 July 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëlzen Hajdini gjatë fjalës së tij në Kuvend ka krahasur ministrit e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj me ata amerikan.

Hajdini tha se nëse dikush ka dyshime në aftësinë e ministrit Zemaj, atëherë duhet menduar se a ka dyshime dikush në ministrat e Amerikës.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se kemi të bëjmë me një virus agresiv dhe shumë të panjohur. Gjatë koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen u arrit të ulet numri i të infektuarve duke vendosur orarin e qarkullimit të qytetarëve dhe mbylljen e bizneseve, por megjithatë strategjia nuk mund të vazhdojë gjatë. Ne sot kemi dy mundësi, të karantinojmë qytetarët ose të mbyllim bizneset ose të lejojmë bizneset e të ushtrojmë veprimtarinë e tyre dhe të rrisim masat e disiplinës”tha Hajdini, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Ai tutje tha se nuk guxohet të mendohet për mbylljen e përgjithshme të bizneseve, por që duhet foksuaur në rritjen e disiplinës dhe respektimin e masave.

“Mos t’i shkojë askujt ndërmend të mbyll bizneset pasi kjo mund të jetë fatale, mund të bëhet vonë. Nga Zemaj kërkoj të angazhojë më shumë mjek, më shumë vullnetarë, t’u mundësojë atyre të punojnë. Të blihen më shumë shtretër, të rrisim kampanjën mediale dhe elektronike për mbajtjen e maskave dhe të jetë strikte respektimi i masave nga qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Deputeti po ashtu tha se është shumë krenar për qeverisjen që LDK pati me Vetëvendosjen, por që rrethanat ishin të tilla që s’u arrit të vazhdohet më.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera