Lajme

“Hajde pimë kafe, mos e keni ftohtë”, Kajtazi tregon se si e vërejti AKI-në që po e vëzhgonte

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 24 October 2024

Gazetar, Vehbi Kajtazi është shprehur se është i sigurt se po vëzhgohet nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

Siç thotë dhe ai, derisa e kanë përndjekur, edhe vet ai ka nisur t’i përcjell ata.

Madje, Kajtazi shton se është tallur kur i ka vërejtur se po e përcjellin.

-Advertisement-

“I kam vërejtur në vazhdimësi, sepse derisa dikush mua më vëzhgon, edhe unë e vëzhgoj atë. Derisa unë një person të panjohur e shoh dy herë, tri herë duke u sillë rreth meje, natyrisht se edhe unë e përcjelli atë”, tha Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.

“Ka katër pesë javë që e kam vërejtur këtë, dhe natyrisht iu kam vu edhe unë prapa. Kam folur me ta, por janë larguar. Desha të tallem pak me ta, iu thashë ‘hajdeni pimë nga një kafe, mos keni ftohtë’”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera