Lajme

Hajdari:Kosova të merr shembull Izraelin e Kroacinë për diasporën

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 22 May 2018

Për shumë dekada diaspora e Kosovës ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore për Kosovën në të gjitha fushat e jetës.

Vjollca Hajdari, bashkëthemeluese e organizatës “Oid”, për dialog të hapur ndërkombëtar në Berlin, këto ditë po merr pjesë në konferencën “Diaspora flet”, e cila është organizuar nga organizata “Germin”.

Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë konferencë është me rëndësi për diasporën. “Është shumë me rëndësi që është organizuar kjo konferencë. Ka pasur shumë pjesëmarrës dhe ka storie të suksesit. Ne kemi marr ide të reja dhe kemi sjellë shumë tema për diskutim. Në këtë konferencë kishim mundësi që të krijojmë rrjete të reja të diasporës”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

-Advertisement-

Sipas saj diaspora shqiptare ka shumë potenciale. “Ka shumë njerëz që kanë arritur. Diaspora shqiptare ka mundësi të veprojë brenda vendit dhe atje ku veprojnë në vendet e jashtme. Në të gjitha sferat diaspora ka pasur shumë sukses, duke veçuar sportin e kulturën”, deklaroi ajo.

Hajdari mori shembuj se si potencialet e mërgatës duhet të shfrytëzohen. “Ka shumë shtete që i marrin shembull dhe i shfrytëzojnë këto kapacitet të mërgimtarëve. Si.p.sh. Izraeli, Kroacia, India e tj”, theksoi ajo.

Vjollca Hajdari, bashkëthemeluese e organizatës “Oid”, për dialog të hapur ndërkombëtar në Berlin, ka folur edhe për aktivitetet që ajo i realizon në Berlin.

“Unë dua të kontribuoj për Kosovën, Shqipërinë. Në këtë organizatë ka shumë personalitete të ndryshme. Me ata njerëz që unë bashkëpunojë janë konstruktiv. Organizata sapo është themeluar dhe tani jemi rreth 50 persona”, theksoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera