Lajme

Hajdari dëshmon në Gjykatë për aksidentin ndaj të miturës, ja çfarë thotë avokati i palës tjetër

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 13 October 2023

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sërish ka dalë para gjykatës për aksidentin ndaj një të miture. Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur ta mbyllë për publikun seancat ndaj ministres Hajdari.

Në seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe Hajdari.

Pas seancës së fundit, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit

-Advertisement-

Më 12 tetor 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë, sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera