Lajme

Hahn shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Xhaferin

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 04 May 2017

Komisari evropian për politika të fqinjësisë dhe zgjerim, Johanes Hahn u takua të enjten në Bruksel me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe me këtë rast shprehu gatishmërinë e BE-së për të bashkëpunuar me të, duke theksuar se parlamentit duhet mundësuar punë e papenguar.

Hahn në emër të BE-së serish ka dënuar sulmet e fundit ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Parlamentin e Maqedonisë, duke paralajmëruar se përsëritja e këtyre veprimeve do të rrezikojë seriozisht perspektivat evropiane të vendit, thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera