Lajme

Hahn: Shkupi dhe Tirana meritojnë hapjen e negociatave me BE-në

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 15 September 2019

Komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian.

Hahn vuri në dukje në një intervistë me gazetën malazeze Vijesti, përparim e rëndësishëm që ka bërë Shkupi zyrtar, më e rëndësishmja e së cilës ishte nënshkrimi i marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Kjo marrëveshje, tha ai, do të jetë objekt i librave të historisë.

-Advertisement-

Kur ai mori detyrën pesë vjet më parë, komisioneri në largim vërejti, se Maqedonia Veriore ishte në një krizë të thellë politike, ndërsa tani për Shkupin hapet një perspektivë e vërtetë evropiane, së bashku me tërë rajonin.

BE, tha Hahn, do të vazhdojë të mbështesë udhëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian, i cili është në interes të Unionit.

Në postin e komisionerit të zgjerimit, u emërua hungarezi Laszlo Trocsanyi, emërimi përfundimtar i të cilit, si ai i të gjithë anëtarëve të tjerë të komisionit të ri të BE-së, duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera