Lajme

Hahn: Qeveria të formohet sa më shpejt

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 12 June 2017

Komisionari Evropian për zgjerimin e negociatave, Johanes Hahn ka thënë sot se Bashkimi Evropian si bashkëbisedues në Prishtinë ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre, dhe presin angazhimin e plotë për perspektiven drejt Bashkimit Evropian dhe për në jetë më të mirë për banorët e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidën drejt Bashkimit Evropian, kur kemi parasysh se vet rezultati i zgjedhjeve tregon se nuk do të jetë e lehtë. Por, përgjegjësia është që udhëheqësit politikë  në vend të formojnë sa më shpejtë Qeverinë”, ka thënë Hahn, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera