Lajme

Hahn nuk e bind Haradinajn, taksa ndaj Serbisë mbetet në fuqi

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 18 January 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur përsëri që taksa ndaj Serbisë nuk hiqet.

Ai tha se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse ka vullnet për njohje reciproke.

“Ne kemi 20 vite që nga lufta dhe kemi një shancë drejt zgjidhjes së marrëveshjes me Serbinë kemi arrit një marrëveshje në 2013 në implementimin e kësaj marrëveshje është në gjysmë, por kemi zgjedh disa çështje. Situata ka evoluar, Serbia ka fituar më shumë vetëbesim kundër anëtarësimit tonë në Interpol dhe janë kërcënuar serbët e Kosovës. Serbia ka vendos për 20 vite barriera jotarifore, nuk mund të hyj asnjë mall nga Kosova, duhet të ketë certifikatë nga vendi ynë, asnjë mall i Kosovës nuk mund të hyj në Serbi. I kemi dhënë vërejtje Serbisë me 10% tani me 100% askush nuk dha mundësi të ndihmoj dhe është koha për taksën 100% dhe kjo dmth se nuk do të ketë treg për Serbinë, këtu deri në njohje nuk kemi zgjidhje tjetër të mbrojmë interesat tona”, tha ai.

-Advertisement-

Ai tha se vetëm kur të ndodh njohja reciproke atëherë mund të hiqet taksa ndaj Serbisë.

“Jemi të gatshëm ta heqim nesër nëse ka vullnet për njohje”, tha ai.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë takimit me 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve “Europian Master in Human Rights and Democratisation”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera