Hahn në Maqedoni: Përmirësoni jetën e qytetarëve
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 27 June 2017
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn erdhi në Shkup me një mesazh për të gjitha palët: që të përqendrohen tek detyrat, të cilat i kanë para vetes. E ato janë reformat e duhura që do ta çonin vendin drejt integrimit evropian.
Zoti Hahn e bën vizitën e parë pasi Maqedonia zgjodhi qeverinë e re. Ai mori pjesë në një seancë të qeverisë në Shkup lidhur me çështjet me përparësi për Maqedoninë, ndërkohë që theksoi se po vëren një klimë të përshtatshme në vend dhe një dinamikë pozitive të qeverisë së re në zbatimin e veprimtarive në të mirë të qytetarëve.
Komisioneri Hahn u bëri thirrje të gjitha partive politike, gjyqësorit, e medias që të përqëndrohen në krijimin e një shteti modern dhe funksional. Ndërsa theksoi disa herë që debati politik të zërë vend vetëm në parlament.
Ndërkohë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev theksoi shpresat për marrjen e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, pasi vendi të ketë marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian në vjeshtën që vjen.
Zaev tha se në atë që njihet si udhërrëfyes, e që përban reformat e domosdoshme, janë sundimi i ligjit, liria e medias, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe raporti i eksperit gjerman Rajnhard Pribe. Dokumenti duhet të jetë gati deri më 1 korrik.
Ndërkohë, kryeministri maqedonas duke u përgjigjur në lidhje me problemin e emrit të Maqedonisë me Greqinë fqinje, tha se është “i bindur që problemi mund të zgjidhet duke ndërtuar një atmosferë miqësore; mirëbesimi i ndërsjelltë në të gjitha fushat do të mund të hapë kushte të paktën minimale për të biseduar në mënyrë të hapur për një çështje thelbësore, siç është ajo e emrit”, tha zoti Zaev.
Ndërkaq, komisioneri evropian Johannes Hahn takoi edhe drejtuesit të tjerë politikë, ndërsa paralajmëroi se prej të martën në Shkup të vijnë ekspertët e BE-së për të ndihmuar vendin në përpjekjet e tij drejt integrimit.
Maqedonia ka marrë statusin vend kandidat për anëtarësim në BE në dhjetor të 2005-ës, por prej atëherë nuk ka shënuar ndonjë përparim drejt strukturave të BE-së./VOA
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...