Lajme

Hahn: Në Kuvend u sulmuan ata që janë për të ardhme evropiane të Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 02 May 2017

Deutsche Welle citon eurokomisionerin për zgjerim, Johannes Hahn, të ketë deklaruar për gazetën austriake ”Der Standard” se dhuna në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të ndikojë në mundësitë e fillimit të bisedimeve me BE-në.

Ai ka deklaruar se nuk ka pritur një sulm të tillë në Kuvend, ndërsa shtonë se do të rrezikohet e ardhmja evropiane e vendit, nëse një gjë e tillë ndodhë përsëri.

Për Johannes Hahn, në Kuvendin e Maqedonisë u sulmuan ata të cilët angazhohen për procese evropiane të Maqedonisë. Ai rikujton kohën kur Maqedonia ishte shembull në rajon, por që rëshqiti dhe se është bërë shumë qe vendi të kthehet në rrugën evropiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera