Lajme

Hahn: Kisha takime të mira me Thaçin dhe Vuçiqin, dialogu është vendimtar

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 26 Janar 2018

Komisioneri për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Johannes Hahn vlerësoi se në Davos kishte takime të mira me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha më këtë rast se dialogu është vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zyrtari i lartë evropian duke folur konkretisht për takimin me kreun e shtetit theksoi se 2018-a mund të jetë “viti i Ballkanit Perëndimor” nëse të gjithë udhëheqësit e Ballkanit vazhdojnë të këmbëngulin për reforma dhe pajtim, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve dypalëshe

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy