Haga jep detaje për vizitën e Hysni Gucatit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 12 May 2022
Ish-kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, mëngjesin e sotëm erdhi në Kosovë nga Haga, ku po mbahet në paraburgim prej muajsh, për të vizituar babanë e tij, i cili është i shtrirë në Spitalin e Mitrovicës.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, ka konfirmuar për Gazetën Express vizitën e Gucatit në Kosovë.
“Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë për z. Gucati që të takojë familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në mbajtje nga Dhomat e Specializuara”.
Doyle tha se EULEX-i dhe Policia e Kosovës po ndihmojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës për këtë vizitë.
Haradinaj nën përcjellje u pa duke dalë nga Spitali i Mitrovicës pasi vizitoi babanë e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Megjithatë, Dhomat e Specializuara nuk e bënë të ditur kohëzgjatjen e vizitës së Gucatit në Kosovë.
Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L Smith II, ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, ku vendosi që kjo datë të jetë 18 maji 2022, ora 10:00. Gucati u arrestua më 25 shtator 2020 në Prishtinë. Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.
Të tjera
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...
-
Arrijnë edhe dy gazetarë ukrainas në Kosovë
Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias, njofton për ardhjen në Kosovë...
-
Kurti në Boston flet për bashkëpunimin me Demaçin, burgun e VV-në
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një ligjeratë të mbajtur në Univer...
-
Vulin: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka komentuar thir...
-
Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se raportime...
-
Pas urdhrit të talibanëve, gazetaret afgane shfaqen me mbulesë në fytyrë
Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizioni...
-
Mbi 960 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi
Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve ame...