Sport

Hadërgjonaj tregon arsyen pse nuk do të luaj ndaj Gjeorgjisë, ka disa fjalë edhe për shokët e kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 12 October 2021

Mbrojtësi i skuadrës së Kasimpasit, Florent Hadërgjonaj, nuk do të mund ta ndihmoj kombëtaren e Kosovës sonte në takimin ndaj Gjeorgjisë, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Hadërgjonaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Ai ka thënë se për shkak të numrit të kartonëve nuk do të mund të luaj sonte, teksa i ka uruar fat shokëve të kombëtares.

-Advertisement-

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, ka shkruar Hadërgjonaj në facebook.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’ dhe do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera