Lajme

Habitet Fevziu: Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI’së, PS e PD rriten, ajo vetëm bie

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 26 April 2021

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka folur mbrëmjen e kësaj të hëne për statistikat e deritanishme të numërimit të votave.

Fevziu tha se PS-ja dhe PD-ja kanë një rritje të votave, ndërkohë që LSI-ja sipas tij ka një goditje të jashtëzakonshme.

“Në thelb është kush do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë opozita shqiptare e 4 viteve të ardhshme. Këtu një gjë është që nuk ndërron. Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI-së. PS-ja duket që ka rritje në votat e veta, PD-ja ka rritje por edhe PS-ja ka rritje. Ndërkohë rënie ka LSIja”, u shpreh Fevziu.

-Advertisement-

Më tej Fevziu theksoi se Exit Poll-et janë një dështim dhe nuk ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera