Habiten të huajt: Pse Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar?!
Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 29 July 2017
Shqipëria po përjeton një bum turistik. Por, sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?
Zak Topuzi: Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura.
Valbona, e cila menaxhon një hotel në bregdetin e Golemit, është jo vetëm e zënë me punë këto ditë, por edhe shumë e acaruar nga ndërprerjet e energjisë dhe ujit. “Aktualisht kam disa dhoma me klientë të huaj gjermanë dhe suedezë dhe nuk di ç’t’u them”, pohon ajo. Për një grup polak, që i erdhi më 2 korrik, ajo pohon se u detyrua të blinte ujë me bote. “Punimet para pallatit për ujërat e zeza po i bëjnë tani”, ankohet ajo.
Një tjetër shqetësim i saj lidhet me konkurrencën që vjen nga apartamentet që nuk paguajnë taksa. “Autobusë të Kosovës vijnë dhe mbushin vilat dhe apartamentet përreth. Ata paguajnë energjinë si familjarë. Taksa nuk kanë dhe kanë fitime të larta”. Si rrjedhojë, ajo është e detyruar të ofrojë çmime të ulëta për të mbetur konkurruese dhe çmimet e hotelit i mban në rreth 25 euro/nata. Turistët, që vijnë në Shqipëri, pohon ajo, janë kryesisht aventurierë dhe synojnë edhe çmimet e lira.
Të gjithë këto probleme po e bëjnë të pendohet që ka zgjedhur të investojë në turizëm. Ajo shton se edhe të huajt habiten se si Shqipëria nuk është në gjendje të zgjidhë nevojat elementare për të jetuar.
I të njëjtit mendim është edhe Zak Topuzi, sipërmarrës i Hotel Mondial dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA). “Është e pafalshme që sot Shqipëria të vuajë menaxhimin e mbeturinave, mungesën e ujit të pijshëm, ndërprerje energjie ose tension të ulët, trajtimin e ujërave të ndotura, mungesën e një transporti publik të standardeve dhe të kthehet çdo vit në një kantier ndërtimi në sezonin pik”, pohon ai.
Problemet vijojnë të jenë të mëdha, tha Jimmy Lama, Shoqata e Tur-operatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA), duke nisur që nga kapacitetet akomoduese, transporti publik, guidat, pastërtia etj.
Por, pavarësisht këtyre problemeve, Shqipëria këtë vit po përjeton një rritje të ndjeshme të turistëve, përveç atyre tradicionalë, nga Kosova dhe Maqedonia, ku pjesën më të madhe e zënë polakët e çekët. Agjencitë polake parablenë dhomat në shumë hotele në Durrës. Përveç kompanisë polake ITAKA që operonte në Shqipëri, sivjet ka nisur operimin dhe një tjetër kompani e madhe turistike Rainbow, e cila nisi një linjë direkte charter gjatë gjithë sezonit, nga qershori në shtator, me rreth 200 turistë polakë çdo javë. Por sivjet patëm dhe turistët e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, falë dhe heqjes së vizave me këto vende, sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS).
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se të huajt që kanë vizituar Shqipërinë në gjashtëmujorin e parë të 2017-s për qëllime pushimi janë dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve të huaj që zgjodhën Shqipërinë për të pushuar këtë vit ishte 561 mijë, nga 229 mijë vitin e kaluar, me një rritje 144% krahasuar me janar-qershor 2016, raportoi INSTAT.
Por sa e përgatitur është ajo të përballojë këtë fluks të turistëve të huaj, përballë infrastrukturës së dobët, problemeve me kapacitetet akomoduese, cilësinë e shërbimit?
Zak Topuzi, pohon se Shqipëria ka problem me kapacitetet akomoduese dhe i mungojnë shërbimet për ata që duan turizmin e detit dhe të rërës. Megjithatë, ai thotë se ka një angazhim serioz të qeverisë për turizmin./ Monitor
Të tjera
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...