Lajme

Habit Rama: Po t’i hyj thellë dal kushëri me Sali Berishën

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 31 May 2017

Kryeministri Edi Rama gjatë një tryeze bisedimi mes punëtoreve të fabrikës “Mali Shoes” ka shkëmbyer batuta me punëtorët.

Pasi i tha: “afrohu se nuk rrah gra” , Rama i ka kërkuar mirditores të votojë PS, ndërkohë ajo është i ka kërkuar të ndahet nga LSI pasi sipas saj ato e kanë hequr nga puna.

DIALOGU:

-Advertisement-

-Ndahu me LSI se LSI më ka heq prej pune. Kam punu te sigurimet shoqërore, kam qenë me raport lindje, por mos të ishte ky zotëria këtu unë sot do isha pa bukë.

-Kjo është një histori që dhemb kur e pëson por edhe kur të ka vu ty partia jote kushedi kë ka hequr përpara, e kjo është ajo që duhet të marrë fund, që s’mund të ndahet shteti në parcela partish. Po PD-ne se kemi ne formë ë?

-Të jetë si të jetë, mua s’më duhet gjë, cfarë më kanë bërë partitë? Vetëm krahëve të mi, po s’punova vetë unë s’kam ca ha.
-E kuptova, a ke fëmijë? Ja pse duhet të të interesojnë partitë, nga librat që bënit ju atëherë me 700 lloj variantesh, djali yt… mos më ndërpre tani ta mbaroj

-Jam kushërira e deputetit.

– Edhe unë po ti hyj thellë thellë dal kushëri me Saliun. ..Nëse voton ne djali do mbyllë shkollën me ato libra, nëse voton dikë tjetër ata e kanë thënë do e kthejmë te ilbrat e tjerë, do humbasësh ti. Ke shembuj të tjerë sa të duash që është edhe cështja e familjes, djalit, vjehrres, qytetit… /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera