Fun & Video

Habit mësuesja/Mirëpritje e ngrohtë nxënësve me vallëzim oriental dhe gjysmë e zhveshur (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 10 September 2021

Fillimi i vitit shkollor pas pushimeve për fëmijët vetëm shtatë vjeç në një shkollë në Rusi, la prindërit dhe nxënësit me gojë hapur. Kjo pasi një mësuese mirëpriti prindërit dhe nxënësit me vallëzim barku.

Tradicionalisht, studentët në Rusi kthehen në shkollë pas pushimit të verës, duke “shënuar rastin” e njohur si “Dita e Diturisë” me vallëzim dhe shfaqje muzikore.

Por, një shfaqje e tillë në një shkollë në qytetin juglindor të Khabarovsk habiti studentët, prindërit dhe mësuesit.

Sipas mediave të huaja, mësuesja në fjalë e veshur me reçipeta dhe një fund të gjatë me një të çarë në anë, kërceu valle barku para fëmijëve 7 vjeç.

Të tjera