Rozë

‘Gylserenit’ nuk iu paguan të gjitha paratë nga seriali “Paramparca”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 31 August 2017

Dalja e Nurgul Yesilcay nga seriali “Paramparca” ishte pak sa problematike, për shkak të një konflikti që pati me kolegun e saj Erkan Petekkaya (Xhihanin).

Ndërkaq, edhe tani ka një problem lidhur me rolin që interpretoi në këtë serial. Aktorja e njohur, e cila në shfaqet si Gylsereni, ka hedhur në gjyq kompaninë “Endemol Shine Turkey”, për pjesën e parave që aktorja pretendon se i takojnë nga shitja e serialit “Paramparca” jashtë Turqisë.

HaberTurk shkruan se Yesilcay është njëra ndër aktoret që ka bërë padi ndaj Endemol, kompani e cila ka shpallur falimentimin në korrik të këtij viti, transmeton rtv21.tv.

-Advertisement-

Listës së këtyre aktoreve i shtohen edhe Songul Oden (Gymyshi), Leyla Tanlar (Xhansu) dhe Alina Boz (Hazall).

Sipas këtij mediumi Nurgul Yesilcayt i takonte të merrte tre për qind të fitimit nga shitja e serialit jashtë Turqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera