Lajme

Vizita e Presidentit Thaçi në Thumanë dhe Durrës

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 27 November 2019

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kësaj të mërkure ka udhëtuar në shqipëri, afër te mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar, për t’u ofruar mbështetje popullit shqiptar.

Ai ka qëndruar në Thumanë dhe në Durrës në të njejëtën kohë edhe për t’i mbështëtur Forcat e Ushtrisë dhe Policisë të Kosovës, të cilët po bëjnë të pamundurën për të zbardhur fatun e të mbeturve nën rrënoja, shkruan gazeta inFokus.

“Sot takova ushtarët dhe policët e Kosovës që janë këtu. Gjithashtu takova edhe rumunë dhe përfaqësues të shteteve të tjera. Kjo fatkeqësi tejkalon kornizat etnike që është njerëzore dhe nuk është vetëm një solidaritet vetëm brenda shqiptarëve por shumë më i gjerë”, është shprehur Thaçi.

-Advertisement-

Ndër të tjera ai gjatë qëndrimit në Durrës ka theksuar se Kosova do të hap dyert ndaj shqipërisë njësoj sikurse i hapën kosovarëve gjatë vitit 19999.
“Kosova është pranë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj me gjithë potencialin e vet shtetëror dhe qytetar, jo vetëm në aspektin moral. Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitin 1999 kur çdo familje në Shqipëri kishte hapur dyert për familjet kosovare që u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë kohë. E njëjta vlen edhe sot për familjet shqiptare që kanë nevojë për strehim duke i pasë dyert e hapura në familjet kosovare”.

Ndërkaq në Thumanë ai ka thënë se populli i Kosovës e bashkëndjenë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë, shkruan gazeta inFokus.
“Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, është shprehur presidenti Thaçi./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera