Lajme

Ferizaj me rrugë të re, mbi trupin e hekurudhës

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 19 November 2019

Qyteti i Ferizajt po vazhdon me punimet e projektit “Bashkimi i qytetit, e kësaj radhe vjen në binarët e hekurudhës.

Projekti i transformimit rrënjësor urban “Bashkimi i Qytetit” tashmë ka filluar të zhvillohet edhe në trupin e hekurudhës që ndanë qytetin në dy krahë, shkruan gazeta inFokus.
Kështu u bë e ditur në një njoftim nga faqja zyrtare e komunës, ku thuhet se u bë edhe largimi i njërit nga binarët përgjatë gjithë vijës hekurudhore në qendrën e qytetit.

“Vazhdojnë punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”, largohet njëri nga binarët e hekurudhës
Projekti i transformimit rrënjësor urban “Bashkimi i Qytetit” tashmë ka filluar të zhvillohet edhe në trupin e hekurudhës që ndanë qytetin në dy krahë.

-Advertisement-

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, projekti i së cilit mëton ta zgjidh kaosin urban, doli sot për të inspektuar punimet në këtë projekt ku si rrjedhojë u bë edhe largimi i njërit nga binarët përgjatë gjithë vijës hekurudhore në qendrën e qytetit.

Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqin, zyrtarë nga InfraKos e punonjës në projektin e lartcekur u hoq sot një nga binarët e pashfrytëzuar e qarkullimit hekurudhor me lejen e autoriteteve përkatëse, gjë që lehtëson qarkullimin në këtë pjesë për qytetarët si dhe mundëson zhvillimin e punimeve të nëndheshme për ndërtimin e nënkalimit për vetura e këmbësorë.

Përfunduar në mbi gjysmën e tij, projekti “Bashkimi i Qytetit” për pak muaj del në krahun e rrugës “Ahmet Kaçiku” për t’u përfunduar plotësisht vitin që vjen.

Kjo vepër gjigande infrastrukturore që tashmë listohet në rangun e projekteve identitare të Ferizajt, po përfundohet sipas dinamikës e standardeve më të larta të punës”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera