Guvernatori Mehmeti takoi zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së Bo Li
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 21 September 2022
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Bo Li. Guvernatori Mehmeti informoi zëvendësdrejtorin e FMN-së z. Li dhe përfaqësuesit e FMN-së për performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me zhvillimet makroekonomike në vend, si dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
Guvernatori Mehmeti falënderoi z. Li dhe shprehu vlerësimin më të lartë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës, në përgjithësi dhe të BQK-së në veçanti, përmes ofrimit të asistencave teknike dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të institucionit. Në të njëjtën kohë, Guvernatori shprehu përkushtimin e BQK-së për të qenë partner i besueshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet.
Zëvendësdrejtori menaxhues Bo Li përgëzoi Guvernatorin Mehmeti për ruajtjen e stabilitetit financiar në këtë kohë jo të favorshme ekonomike dhe theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve mbikëqyrëse për fuqizimin e sektorit financiar.
Gjithashtu Zëvendësdrejtori Li riafirmoi zotimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për përkrahje të mëtejme dhe kërkoi që të mirëmbahet dhe ruhet pavarësia e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Reduktimet me rrymë, Syla: Dejona dhe Martin, meqë ka rrymë në veri, a po paguhet ajo?
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka r...
-
Pamje të rënda | Publikohen pamje të pasagjerëve pak minuta para rrëzimit të avionit në Kazakistan
Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të...
-
Mbesin pa ujë dy fshatra të Vushtrrisë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshatrat Bajskë d...
-
Lista Serbe fiton rastin në PZAP për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nuk ...
-
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hek...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...