Guvernatori Mehmeti mori pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore 2018
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 17 January 2018
Më 16 dhe 17 janar 2018, një delegacion i BQK-së i udhëhequr nga U.D i Guvernatorit të BQK-së z. Fehmi Mehmeti mori pjesë në Forumin e Evropës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga EuroMoney Center, në të cilën morën pjesë guvernatorë, ministra të financave dhe përfaqësues të institucioneve financiare.
Në konferencë u diskutuan tema të ndryshme, nga përfaqësues të shteteve të ndryshme, si: menaxhimi i borxhit publik në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, kreditë joperformuese: mundësitë dhe rreziqet për sektorin bankar, mobilizimi financiar për rritje të mëtejme, diskutime lidhur me politikën monetare nga bankat qendrore, si dhe shumë tema të tjera të rëndësishme.
Gjatë konferencës, U.D i Guvernatorit z. Fehmi Mehmeti zhvilloi takime me anëtarë të Bordit të Bankës Kombëtare Tregtare të Turqisë, ku kanë diskutuar lidhur me planet e BKT-së dhe BQK-së për zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.
Gjithashtu, U.D i Guvernatorit u takua me Drejtorin Menaxhues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) z. Nick Tesseyman, të cilin e informoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe të arriturat në sektorin financiar në Kosovë, e në veçanti për zhvillimet në sektorin bankar.
Z. Tesseyman përgëzoi z. Mehmeti për të arriturat e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht për performancën e shkëlqyer të sektorit bankar. Në takim gjithashtu u diskutua për mundësitë e përkrahjes së mëtejme të BERZH-it për Kosovën, e veçanërisht në rritjen e shkallës së ndërmjetësimit financiar dhe në fusha të tjera me interes për zhvillim të sistemit financiar.
U.D i Guvernatorit, gjatë kësaj vizite u takua edhe me z. Peter Lennkh, anëtar i Bordit të Raiffeisen Bank International. Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin bankar në Kosovë dhe planet e RBKO-së dhe BQK-së për zhvillimin e sektorit bankar në Kosovë.
Të tjera
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...