Lajme

Guvernatori i BQK-së takoi drejtuesit e Këshillit të Byrove

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 05 October 2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Greet Floré, drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Guvernatori Mehmeti e informoi Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve. Gjithashtu, Mehmeti e njoftoi atë se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke plotësuar kështu, të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

“Nga ana tjetër, drejtoresha menaxhuese e Këshillit të Byrove në Bruksel, znj.Greet Floré, falënderoi Guvernatorin për shpalosjen e informatave dhe shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera