Lajme

Guvernatori i BQK-së sot raporton për rregulloret e BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 13 March 2024

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë mbledhje pritet të raportojë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili.

Ai do të flas lidhur më MSA-në, dhe lidhur më rregulloret e BQK-së. Lajmin për raportimin e guvernatorit Ismaili e ka konfirmua edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai, në profilin e tij në Facebook, ka thënë se guvernatori i BQK-së do të raportojë në Komisionin Parlamentar për Buxhet për takimin në Bruksel, për rregulloren e valutave të huaja në Kosovë, raporton RTKlive.

-Advertisement-

“Me kërkesë të opozitës, nesër në orën 12:00, në Komisionin Parlamentar për Buxhet raporton Guvernatori i BQK-së lidhur pjesëmarrjen e tij të pakuptimtë dhe pa asnjë autorizim ligjor në dialog në Bruksel për rregulloren për përdorimin e valutave të huaja në Kosovë”, ka shkruar të martën Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera