Guterres kërkon qasje të inspektorëve ndërkombëtarë në centralin e Zaporizhjas
Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 08 August 2022
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje që inspektorëve ndërkombëtarë t’u jepet qasje në centralin bërthamor të Zaporizhjas.
Kjo thirrje më 8 gusht e shefit të OKB-së vjen pasi Ukraina dhe Rusia shkëmbyen akuza lidhur me granatimet gjatë fundjavës në centralin më të madh bërthamor në Evropë.
“Çdo sulm në centralin bërthamor do të ishte një akt i vetëvrasjes”, tha Guterres gjatë një konference në Japoni.
Guterres i bëri këto komente pasi gjatë fundjavës vizitoi Hiroshimën, ku mbajti fjalim në 77-vjetorin e sulmit të parë me bombë bërthamore në botë.
Ukraina tha se granatimet e reja ruse, që nisën më 6 gusht, kanë dëmtuar tre sensorë të rrezatimit dhe është lënduar një punëtor në centralin bërthamor të Zaporizhjas, që ishte dita e dytë e grantimeve mbi këtë central.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po kryen “terror bërthamor” që sipas tij duhet të nënkuptojë më shumë sanksione ndërkombëtare, këtë herë në sektorin bërthamor të Moskës.
“Nuk ka shtet në botë që mund të ndihet i sigurt kur një shtet terrorist sulmon një central bërthamor”, tha Zelensky gjatë një adresimi televiziv më 7 gusht.
Centrali bërthamor i Zaporizhjas gjendet rreth 200 kilometra në veriperëndim të Mariupolit, që kontrollohet nga rusët. Ky central ka qenë nën mbikëqyrjen ruse qëkur trupat e Moskës e morën nën kontroll në fillim të luftës. Por, stafi ukrainas ka vazhduar të operojë me centralin.
Autoritetet e instaluara nga Rusia në këtë zonë kanë thënë se forcat ruse kanë goditur centralin me granatahedhës, duke dëmtuar ndërtesat administrative dhe një zonë afër një depoje. Ambasada ruse në Uashington po ashtu ka lëshuar një deklaratë duke fajësuar “nacionalistët ukrainas” për këtë dëm.
Luftimet në Zaporizhja kanë alarmuar botën.
Guterres tha se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), duhet të ketë qasje në këtë central.
“Ne mbështesim plotësisht AIEA-n në përpjekjet e tyre në lidhje me krijimin e kushteve për stabilizimin e centralit”, tha Guterres.
Shefi i IAEA-s, Rafael Mariano Grossi, paralajmëroi më 6 gusht se sulmet e fundit “paraqesin një rrezik shumë real për katastrofë bërthamore”.
Grossi u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt që të “tregojnë përmbajtje” pranë këtij centrali bërthamor./rel
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...