Lajme

Guri përkujtimor i Nanës Pashkë zhvendoset në Mejë

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 28 July 2023

Guri përkujtimor i Pashkë Markaj, e njohur si Nana Pashkë, po dërgohet në Kompleksin Memorial të Mejës.

Prej një jave është temë cështja e gurit përkujtimor të Nanës Pashkë, i cili ishte vendosur në vendin ku ajo dogji vetën pas varrimit të dy djemëve të saj, që ishin zhdukur në Masakrën e Mejës, eshtrat e të cilëve ishin kthyer pas 4 vjetëve nga Batajnica e Serbisë.

Familjarët treguan se pronari i tokës ku ishte vendosur guri donte ta hiqte prej aty dhe sot u publikuan pamjet e gurit përkujtimor në një deponi mbeturinash.

-Advertisement-

Familjarët i kanë thënë Gazetës Express se gurin tani e kanë marrë Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Policinë për ta vendosur në Kompleksin Memorial, në Mejë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera