Rozë

“Gueril dhe Front”, pas djemve, Gold AG zbulon emrat e që ka zgjedhur kur të bëhet me vajzë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 05 October 2022

Gold AG është baba i dy djemve dhe ai është komentuar pafund për emrat që ka zgjedhur t’i pagëzojë.

Në “ABC e Mëngjesit”, ai zbuloi arsyet pse djemtë i ka quajtur Gueril dhe Front.

“Gueril ka lind më 28 Nëntor 2020, ditën e flamurit. Arsyeja ka qenë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ne si popull kemi pasur luftë guerile. Ka pasur edhe luftë frontale, por shumica ka qenë luftë guerile, sidomos UÇK në Kosovë, Adem Jashari ka qenë gueril dhe ka lind më 28 nëntor. Kështu që shumë gjëra janë lidhur që ja vendosa këtë emër.

-Advertisement-

Për emrin Front, e kisha iden kur e kuptova që fëmija i dytë do të ishte djalë prap. Front është tipik emër shqip dhe i duhet Guerilit. As ai nuk bën dot pa një Front dhe as Fronti nuk bën dot pa një Gueril”, u shpreh Goldi.

Më tej, i pyetur se si do ta quajë vajzën në të ardhmen, ai tregoi tre emra me shumë kuptim që ka qejf.

“Fëmija i tretë nëse do zoti kam qejf të jetë vajzë, por edhe nëse është djalë është i mirëseardhur.

Unë i dua shumë emrat e vajzave dhe ka shumë që i pëlqej, por tre që kam unë në mendje që kam qejf me pas fëmija im është Medina, Janina ose Ilirida. Nuk e di tani a bëhen këto, a nuk bëhen. Veç këto të treja i kam qejf, që i dua shumë”, ka thënë reperi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera