Lajme

Gucatit e Haradinajt iu vazhdohet paraburgimi, Specialja pret informata nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 27 October 2021

Ka vazhduar paraburgimi i Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj nga gjykatësi Charles L Smith II deri në marrjen e vendimit nga Policia e Kosovës për të siguruar arrestin shtëpiak, shkruan Gazeta Infokus.

Dhomat e Specializuara kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që deri më 26 nëntor të ofrojë informata për këtë gjykatë.

Këto informata, janë kërkuar nga policia lidhur me autoritetin dhe aftësinë (në veçanti, për sa i përket personelit dhe burimeve në dispozicion) për të kufizuar lëvizjet e individëve që i nënshtrohen lirimit të përkohshëm, për të monitororuar dhe kufizuar komunikimet e individëve të tillë, për të administruar arrestin shtëpiak dhe për të siguruar ekuivalentin e masave të lartpërmendura gjatë shtrimit në spital.

-Advertisement-

“Zbatueshmërinë e masave të sipërpërmendura që lidhen me lirimin e përkohshëm; dhe instancat e mëparshme të zbatimit të masave të tilla që kanë të bëjnë me lirimin e përkohshëm të personave të akuzuar për vepra kundër administrimit të drejtësisë, në veçanti për veprat nga nenet 387, 388, 392 dhe 401 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në këtë urdhër të Gjykatës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera