Lajme

Gucati: Vuçiq mundohet ti mbuloi gjurmët e Kasapit Milloshoviq

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 05 December 2019

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuqiq, se masakra e Reçakut është një trillium dhe storie e sajuar nga William Walker.

Gucati është shprehur se Vuçiq nuk po i kujtojka asnjë nga krimet e bëra, dhe se don të ja kujtojë që ende në Kosovë jetojnë njerëz me trauma nga ato qe panë dhe përjetuan në luftën e Kosovës, don të ja kujtojë vetëm disa nga masakrat më të tmerrshme atij që sipas Gucatit mundohet ti mbuloj gjurmët e Milloshoviqit, shkruan gazeta inFokus.

Duke i përmendur masakrat, Gucati tha se padrejtësia më e madhe është se nuk u dënuan asnjë nga serbët./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Postimi i plotë

Krimi serb mbi popullatën shqiptare të Kosovës nuk kishte të ndalur,
Ata nuk kursyen jetën e asnjërit pleq, femij, gra shtatzëna, burra .
Por Vuqiq nuk po i njofka asnjerën nga to une dua t’ia kujtoj qe sot ende në Kosovë jetojn njerëz me trauma nga ato qe panë dhe perjetuan në luftën e Kosovës do t’ia kujtoj vetëm disa nga masakrat me të tmerrshme atij që mundohet ti mbuloi gjurmet e Kasapit Milošević
Masakra e Prekazit
Masakra e Reqakut
Masakra e Rezallës
Masakra e Izbicës
Masakra e Krushës së Madhe
Masakra e Studimes (Vushtri)
Masakra e Dubravës
E shumë të tjera, dhe padrejtësia më e madhe është qe asnjë nga Serbet nuk u denuan për gjenocidin e bërë në Kosovë.
Kryetari i OVl – së UÇK së
Hysni Gucati

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera