Gucati: Specialja e ka falënderuar Gjykatën serbe për bashkëpunim
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 07 December 2021
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë ku ka thënë se qëllimi i paraqitjes së dokumenteve që dyshohet të kenë rrjedhur nga Specialja në OVL-UÇK ka qenë të tregojë bashkëpunimin e gjykatës me autoritetet serbe. Gucati, i cili është një prej të akuzuarve në këtë rast, ka thënë se në dokumente ka pasur emra e deklarata të dëshmitarëve por që OVL-UÇK nuk ka qenë e interesuar t’i lexojë apo publikojë ato.
Hysni Gucati po përgjigjet për të dytën ditë me radhë në pyetjet e prokurores Valeria Bolici të cilës i ka thënë se është për keqardhje që kjo gjykatë e cila është themeluar nga Kosova të bashkëpunojë me kriminelët serb.
“Kjo është një befasi dhe është keqardhje për ne kur një gjykatë e Kosovës, këtë gjykatë e ka votuar parlamenti, dhe kjo gjykatë bashkëpunon me kriminelët serb, është një befasi dhe keqardhje shumë”, ka thënë Gucati.
Gucati ka thënë se ka parë që kishte dokumente në gjuhën serbe por sipas tij, numrat e protokollit në ato dokumente i ka parë pasi të njëjtat kanë dalë në media.
“Kam parë deklarata të dëshmitarëve serbë, kam parë që keni marrë udhëzime nga Drecuni, nga Vukqeviqi, këto kanë qenë deklaratat e tyre të prokurorëve serb që keni marrë ju, kështu kanë qenë, dhe kanë qenë disa takime që ish-prokurori i Gjykatës Speciale që kanë pasur takim me prokurorët serbë, kështu kanë qenë disa deklarata të tyre, këto i kam parë[…] Adem Jasharin që e kam parë aty një deklaratë më ka befasuar, kam parë këso deklarata, nuk më kanë interesuar shumë deklaratat, e kam ditë që ata dëshmitarët 99% janë që kanë gënjyer”, ka thënë Gucati.
Gucati ka thënë se nuk i ka lexuar deklaratat dhe as emrat e dëshmitarëve.
“Nuk më intereson puna e tyre, po të më kish interesuar tash do të kisha kërkuar seancë private dhe do të u kisha thënë me emër e mbiemër, por të jeni të bindur se përjashtim X po Y, Muharrem Ibren që është me emër aty e njeh krejt populli se nuk po di qysh të ja vendosë një pseudonim, të tjerë nuk di po them sinqerisht, po të di diçka do të kisha kërkuar seancë private dhe do të kisha folur haptas”, ka thënë Gucati.
Ish-kryetari i organizatës së veteranëve ka thënë se ka qenë i interesuar të dëshmojë bashkëpunimin e Gjykatës Speciale në autoritetet serbe, që sipas tij tregohej në dokumente.
“Mua më ka interesuar paketa e parë dhe jam bind që jeni duke bashkëpunuar me gjykatën serbe, kjo ka qenë gjithçka, është shumë reale që prapë në paketën e dytë ka pasur dokumentacione qe keni bashkëpunu me gjykatën serbe… Është vërtetu me paketën e parë, e keni vërtetu me paketën e dytë që janë dokumentet e juaja, mos të ishte dokumentacioni juaj ju nuk më kishit shti në burg, sot nuk isha para juve, sepse ato nëse nuk kanë qenë të juaja pse më keni marrë në burg, unë po them që dokumentacioni ka rrjedhur nga ju. Bashkëpunimi ka qenë shumë i ngushtë ku e keni falënderuar gjykatën serbe, janë shumë mirë deklaratat që e falënderon gjykatën e Serbisë për bashkëpunimin, kjo është reale unë nuk mund ta fshihi dhe të them që nuk e kam lexuar me sytë e mijë”, ka thënë Gucati.
Ndër të tjera, Gucati ka përsëritur se në dokumentet që kishin arritur në OVL-UÇK ka pasur edhe pjesë të gjykatës për ish-Jugosllavi, përfshirë rastin e Fatmir Limajt.
Seanca gjyqësore në Hagë po vazhdon me kundërpyetjet e prokurorisë.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































