Lajme

Gucati për vizitën e Trëndafilovës në Kosovë: Për të mirë nuk ka ardh, ka ardhur që ta provokoi situatën

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 13 May 2025

Kryetari i OVL së UÇK-së, Hysni Gucati ka quajtur si “të suksesshëm” aksionin e tyre për të mos e lejuar kryetaren e Speciales, Ekatarina Trëndafilovës që të mbaj konferencë për media në Kosovë.

“Trëndafilova duhet me i raportu institucioneve të Kosovës. Sot për herë të parë ndodhi që kjo shkoi për takim tek Avokati i Popullit, ai ( Naim Qelaj ) kur na ka vizitu në Hagë, ka ardhur në cilësi të personit fizik, e jo si Avokat i Popullit. Për të mirë nuk ka ardh kjo, ka ardhur që ta provokoi situatën në Kosovë, e zgjodhi qëllimisht 13 majin, që është dita e thememilit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë ( UDB-së ) që ta vizitoj Kosovën”, është shprehur Gucati ne T7.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera