Lajme

Gucati: Në dokumente kam parë emra të prokurorëve të Speciales duke bashkëpunuar me ata serbë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 07 December 2021

Hysni Gucati është deklaruar sot lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai pranoi se i kanë dokumentet e kësaj gjykate, por se në fillim nuk kanë besuar se janë dokumente të tyre.

“Ne e kemi parë dokumentacionin, por nuk i kemi besuar vetvetes se ai dokumentacion mund të rrjedh nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kreu i OVL-UÇK-së tha se në dokumente ka parë emra të prokurorëve të Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimin që kanë pasur ata me gjykatën serbe.

“Ato dokumentacione ne nuk i kemi kontrolluar të gjitha një nga një. Diku 7-8 faqe deri në 12 i ka kontrolluar . Kam vënë re emra të prokurorëve të Gjykatës Speciale dhe bashkëpunimin e tyre me gjykatën serbe. I kam vënë re”, ka thënë më tutje Gucati.

Gucati deklaroi se i ka parë që dokumentet janë të serbëve, por se nuk i kujtohet logoja qe kanë pasur ato dokumente.

“Dokumentet kanë qenë të serbëve. Te jem i sinqertë logoja cila ka qenë. Mund të jetë por mua nuk më kujtohet. Mu më ka interesuar më shumë bashkëpunëtorët që kanë bashkëpunuar me të. Numri rendor ose protokolli nuk më ka interesuar që ta shikojë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera