Gucati mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm, nëse vërtetohen pretendimet e Speciales
Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 26 September 2020
Fletarrestimi i lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucati e ngarkon atë me tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.
Sipas fletarrestimit të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal, për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 dhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.
“Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërnadrë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenet 387, 388, dhe 392 janë: Frikësimi gjatë procedurës penale, Hakmarrja dhe Manipulimi me Prova.
Neni 387 parasheh që kushdo që përdor forcën apo kanosjen seriozie apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmabhet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklarata të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.
Neni 388 parasheh që kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person, përfshirë ndërhyrjen në punësimin e ligjshëm apo sigurimin e mjeteve të jetesës së ndonjë personi me qëllim të hakmarrjes për shkak të dhënies së informatave të vërteta policisë, hetuesit të autorizuar, prokurorit apo gjyqtarit lidhur me kryerjen ose kryerjen e mundshme të veprës penale, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet. Kushdo që ndërmerr ndonjë veprim të dëmshëm për cilindo person me qëllim të hakmarrjes për shkak të raportimit ose shpalosjes së informacionit për veprimet dhe mosveprimet që paraqesin kërcënim ose cenim të interesit publik dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Kushdo që vret personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se pesëmbëdhjetë (15) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm. Kushdo që tenton të vrasë personin tjetër me qëllim të hakmarrjes ndaj personit zyrtar për ndonjë vepër të kryer gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim. Kushdo që me qëllimin e paraparë në paragrafët 1. deri 3. të këtij neni, shkakton lëndim trupor ose dëm pasuror të ndonjë personi, dënohet me burgim së paku tre (3) vjet, por nëse vepra është kryer në lidhje me procedurën penale, kryesi dënohet së paku me dënimin e njëjtë sikur për veprën penale më të rëndë e cila ka qenë subjekt i procedurës penale.
Neni 392 Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...