Sport

Guardiola: Titulli “më i miri” i takon vetëm një lojtari, Leo Messit

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 16 October 2017

Për Guardiola nuk ka dyshime, Leo Messi është dhe do të vazhdojë të jetë lojtari më i mirë në botë.

“Messi i Manchester Cityt”, kështu kanë filluar ta quajnë në Angli mesfushorin belg, Kevid De Bruyne, që po shkëlqen këtë edicion me Cityzens.

Duke folur për ndeshjen e nesërme kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, Pep Guardiola foli edhe për De Bruyne për të cilin ka vetëm fjalë të mira, por nuk dëshiron ta vë në presion duke e krahasuar sic ka thënë ai “me të pakarahasueshmin”.

-Advertisement-

“Titulli “më i miri” është vetëm për një lojtar, Lionel Messin – por natyrisht se De Bruyne është një ndër më të mirët”, tha Guardiola.

“Do të kisha dashur që gjithë lojtarët e mi të arrinin në nivelin e Messit sepse në këtë mënyrë do të kishim fituar më shumë ndeshje, por nuk dua që ta vë në presion De Bruynen”, shtoi ish trajneri i Barçës.

“Të gjithë e duan, ai është shumë i mirë. Lufton, bën presion. Por, nuk do ta krahasoj me Messin, ai është i një tjetër niveli, shënon 60 gola në sezon. Në të kaluarën kam dëgjuar se shumë lojtarë janë si Lionel Messi, por kjo nuk është e mundur”, theksoi mes tjerash Guardiola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera