Sport

Guardiola për transferimin e Neymar për 222 milionë euro: “Si Cristiano Ronaldo”

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 11 August 2017

“Nëse Neymar fiton gjithçka me PSG-në, atëherë transferimi i tij në Francë nuk është i shtrenjtë”, kështu ka thënë Guardiola.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka lidhur transferimin rekord të Neymarit te PSG-ja me atë të Cristiano Ronaldos në vitin 2009 te Real Madridi.

Sipas Guardiolas, nëse Neymari fiton gjithçka me PSG-në, ashtu si Ronaldo, që ishte për disa vite lojtari më i shtrenjtë në botë, atëherë do të justifikohen 222 milionë eurot e shpenzuara për të.

-Advertisement-

“Mua më duket si transferimi i Dani Alves. Fillimisht të gjithë filluan të flasin, por ai ka qenë mbrojtësi i djathtë më i mirë që ka pasur Barcelona”, tha Pep.

“Nëse Neymar luan mirë dhe fiton gjithçka, nuk është shtrenjtë. Cristiano nuk ishte i shtrenjtë për Real Madridin”, deklaroi më tej Guardiola.

Ronaldo ishte transferuar te Real Madridi për 94 milionë euro në vitin 2009, shifër rekord në atë kohë, derisa tani rekordin e mban Neymar me 222 milionë euro, i cili ndiqet nga Paul Pogba 105 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera