Sport

Guardiola i ‘frikësohet’ Chelseat, këto janë fjalët e tij pas humbjes së sotme

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 08 May 2021

Manchester City u mposht nga Chelsea, në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1-2 në favor të londinezëve, të cilët me këtë fitore pozicionohen në vendin e katërt me 64 pikë.

Pas sfidës foli trajneri i ‘Qytetarëve’, Pep Guardiola, i cili tha se kundërshtari i tij, Touchel është duke ndërtuar një skuadër mjaft të rrezikshme.

-Advertisement-

“Touchel vërtetë e ka bërë një Chelsea që asnjë klub nuk dëshiron të luaj kundër tyre”, është shprehur Pep.

Kujtojmë që Manchester City dhe Chelsea do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve me 29 maj në Stamboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera