The Guardian: Xhaka e Shaqiri me festime sjellin politikën në Botëror
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 23 June 2018
Gazeta prestigjioze “The Guardian” ka kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me shqiponjë.
Kjo gazetë, një ditë pas ndeshjes të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, ka shkruar se dy shqiptarët kanë rrezikuar në ngritjen e tensioneve politike në Ballkan kur përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë.
“Dyshja, të dy shqiptarë, por të rritur në Zvicër, kthyen rezultatin pasi Serbia kishte epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviq të shënuar në fillim të pjesës së parë”, shkruan The Guardian.
“Të dy hapën duart për të bërë atë që njihet si shqiponjë me dy krerë të paraqitur në flamurin e Shqipërisë. Gjesti i tyre me gjasë do të rrisë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve”, shkruan gazeta e njohur britanike.
“Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish-provincë e Serbisë që deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara. Prindërit e Xhakës vijnë nga Kosova. Babai i mesfushorit të Arsenalit ishte burgosur në ish-Jugosllavi për protesta në favor të pavarësisë së Kosovës”, shkruan “The Guardian” për prejardhjen e dy lojtarëve shqiptarë.
Shaqiri që luan për Stoke Cityn, pas ndeshjes tha se “ishte vetëm emocion” kur është pyetur për mënyrën e festimit të golit, transmeton Koha.net.
“Mendoj se në futboll gjithmonë keni emocione. E shihni çfarë kam bërë dhe ishte vetëm emocion. Jam i lumtur që realizova. Nuk ka asgjë më shumë. Nuk duhet të flasim për këtë tani”, ka thënë Shaqiri.
Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka bërë thirrje që politika të mos përzihet në futboll dhe ka porositur se duhet të përqendrohen në futboll që i bën bashkë njerëzit, transmeton Koha.net.
“Kurrë nuk duhet ta përzieni politikën dhe futbollin. Është e qartë se u shfaqën emocionet dhe ndodhin këto gjëra. Mendoj se të gjithë duhet të largohemi nga politika në futboll dhe të përqendrohemi në sportin e bukur që bën bashkë njerëzit”, ka thënë Petkoviq.
Gjatë ndeshjes ka pasur shkëmbime bisedash mes Mitroviqit dhe Shaqirin që bartë flamurin e Kosovës në këpucë. Sulmuesi serb para ndeshjes kishte thënë se “nëse ai e do Kosovën dhe vendosi të ketë flamurin, përse refuzoi të luante për përfaqësuesen e tyre”.
Pas ndeshjes, trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiq nuk donte të përfshihej në këtë debat duke thënë se nuk kishte koment.
“Nuk merrem me këto gjëra. Jam njeri i sportit dhe këtu do të qëndroj. Nuk kam koment”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...