Rozë

“Guardian of Galaxy Vol. 2” boom të ardhurash në kinematë amerikane

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 08 May 2017

Debutim bum për filmin “Guardian of Galaxy Vol. 2”, që mblodhi në fundjavën e parë në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 145 milionë dollarë, transmeton ATSH raportimet.

Këtë vit vetëm “E bukura dhe bisha” mblodhi më shumë të ardhura, 174 milionë në një fundjavë. Episodi i dytë i sagës , së drejtuar nga James Gunn, ka mbledhur më shumë të ardhura sesa episodi i parë në 2014, që arriti 94 milionë dollarë.

Shumë në distancë dy filmat e tjerë “Fast & Furious 8” mblodhi 8,5 milionë, me një total prej 207 milionë, ndërsa “Baby Boss” mblodhi 6,2 milionë dollarë, për një total prej 156 milionë.

-Advertisement-

Filmi “‘Guardian of Galaxy Vol. 2,” ka në qendër një grup heronjsh dhe alienë të çuditshëm , që përfshihen në një aventurë të re për të zbuluar identitetin e babait të Peter Quill/Star-Lord (i interpretuar nga Chris Pratt).

Historia ndjek evolucionin individual të secilit komponent dhe procesin e konsolidimit si grup dhe familje, të cilit i shtohen karaktere të reja.Ndër aktorët që interpretojnë janë edhe Michael Rooker në rolin e Yondu, Karen Gillan në atë të Nebula, ndërsa Sean Gunn kthehet të interpretojë Kraglin. Kasti përfshin edhe Pom Klementieff, Elizabeth Debicki, Chris Sullivan dhe Kurt Russell në rolin e Ego, babai i Peter Quill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera