Lajme

Grushton infermieren, arrestohet 45 vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 05 June 2017

Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme pasi ka ushtruar dhunë ndaj infermierit. Bujar Çokaj ka ofenduar dhe goditur me grusht infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

“Më datë 04.06.2017, u arrestua shtetasi Bujar Çokaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, sepse në Urgjencën e Q.S.U.T, për shkak të detyrës, ka sharë, ofenduar  dhe goditur me grusht, infermierin R. K., 25 vjeç, banues në Tiranë. Parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal”, citon Polica

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera