Lajme

Grushti i shtetit në Malin e Zi, para gjyqit grupi i organizuar nga rusët

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 17 July 2017

Duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata e Lartë e Podgoricës caktoi 19 korrikun si fillimin e procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve për grusht shteti në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar në Mal të Zi

Në aktakuzë thuhet se 14 persona nga Serbia, Mali i Zi dhe Rusia i janë bashkuar grupit terrorist që 16 tetorin e vitit që shkoi ishte përgatitur për të sulmuar institucione shtetërore dhe për të vrarë ish-kryeministrin Milo Gjukanovic. Në padi, sipas VOA-s, pretendohet se kanë qenë dy shtetas rusë nismëtarët e komplotit, Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov, të cilët nga sa thotë organi i akuzës, kanë lidhje me qarqe zyrtare në Rusi dhe me formacione paraushtarake në Serbi.

Aleksandar Singjeliç, i cili njihet si një paramilitar serb që mori pjesë në luftërat e ish-Jugosllavisë dhe në luftën e Ukrainës, përkrah rusëve, e pat bërë të ditur se u rekrutua nga agjenti i sigurimit rus, Shishmakov, i cili i dha 200.000 euro për përgatitjen e planit për grushtet në Mal të Zi. Dy deputetë të partisë opozitare malazeze, Fronti Demokratik, kanë qenë gjithashtu të përfshirë në këtë grup, Andria Mandic dhe Millan Kneshevic.

-Advertisement-

Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, atyre ju hoq imuniteti. Komploti, sipas autoriteteve malazeze, synonte goditjen e institucioneve shtetërore, por edhe bllokimin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Moska e kishte bërë të qartë edhe hapur se nuk e dëshironte anëtarësimin në aleancën veri-atlantike të atij që e konsideron bastion të sajin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera