Sport

‘Grushte dhe fyerje’, Eros Grezda rrëfen sherrin jashtë fushës me sulmuesin serb

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 02 June 2020

Më shumë sesa golat apo paraqitjet në fushën e lojës, Eros Grezda po bën të flitet rreth tij për zhvillimet jashtë fushës.

Përfshirja në një lidhje sentimentale me një modele shqiptare e vendosi futbollistin nga Gjakova në vitrinë ndërsa në ditët e fundit një sherr fizik në Kroaci, ka ngjallur sërish polemika.

Kjo është video e siguruar nga kamerat e parkimit pas disfatës së Osijek në Kupën e Kroacisë ndaj Rijeka. Në pamje shihet sesi Eros Grezda godet me grushte sulmuesin serb Antonio Çolak, që e kishte ofenduar më parë, për shkak të përkatësisë etnike. Futbollisti shqiptar që u rikthye te Osijek, pas 18 muajsh zhgënjyes në Skoci me fanelën e Reinxhers, dha versionin e tij të fakteve.

-Advertisement-

“Më vjen keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes por nuk është e lehtë të vuash padrejtësi në fushë, sidomos kur dikush të ofendon rëndë. Kur vjen puna te fyerjet mbi bazë kombëtare, jam shumë i ndjeshëm. Kjo ndodhi gjatë ndeshjes dhe vazhdoi edhe pas saj”- tha Grezda.

Tani Eros Grezda do të përgjigjet para komisionit disiplinor në federatën dalmate dhe rrezikon një dënim nga 6 muaj deri në 2 vjet për agresion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera