Lajme

Grushta e shqelma, publikohen pamje të rrahjes së një të riu në Klinë – policia arreston katër persona

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 18 January 2023

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video që raportohet se shfaq një ngjarje të ndodhur në komunën e Klinës.

Policia sot ka njoftuar se ka arrestuar katër persona nën dyshimin për “Lëndim të lehtë trupor”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datë 17.01.2023, rreth orës 15:00, ka vërejtur se është publikuar një video incizim në një portal, ku vëreheshin disa persona duke u rrahur në zonën e përgjegjësisë Klinë”.

-Advertisement-

“Policia menjëherë ka marrë të gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor e më pas është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Klinë.

Pas intervistimit të viktimës është bërë identifikimi i personave të dyshuar:

• M.L. i lindur në vitin 2000

• J.G. i lindur në vitin 2001

• M.G. i lindur në vitin 2003

• H.L. i lindur në vitin 2004” thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar, të njëjtit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim Policor prej 48-orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera