Lajme

Gruri ukrainas digjet në kohën e krizës ushqimore

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 20 July 2022

Vala e të nxehtit dhe djegia potencialisht e qëllimshme e tokës bujqësore në Ukrainë i kanë shtuar një element të ri të frikshëm pushtimit rus, teksa fusha të mbjella me grurë po shkatërrohen nga zjarret.

Një ushtar ukrainas kalon pranë një fushe të mbjellë me grurë e përfshirë nga flakët. Fotografia është realizuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës, afër vijave të frontit.

 

Zjarri përfshin një fushë me grurë në rajonin e Mikolajivit më 17 korrik. Zjarre të tilla janë bërë më të shpeshta, teksa dielli i verës po thanë fushat e mbjella me grurë.

 

-Advertisement-

Një fotografi e realizuar më 8 korrik tregon shkatërrimin e një fushe me grurë në afërsi të Siverskut, në rajonin e Donjeckut. Zjarret në fushat e grurit mund të shkaktohen lehtë edhe nga shpërthimet ose nga copëzat e ndezura të artilerisë.

 

Forcat ruse po ashtu janë akuzuar se qëllimshëm po shënjestrojnë industrinë ushqimore në Ukrainë. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitarë se si kjo depo e farave të lulediellit u dogj më 31 maj. Ushtarët ukrainas pretenduan se kjo depo u sulmua me artileri.

 

Një zjarrfikës duke u përballur me zjarret në rajonin Herson më 18 korrik. Shkatërrimi i gjerë i fushave të grurit në Ukrainë i ka shtuar një urgjencë të re krizës ushqimore të shkaktuar nga lufta.

 

Një pjesë e një rakete shihet e ngulitur në një fushë me grurë diku në Ukrainë. Për shkak të bllokadave detare ruse, portet e Ukrainës në Detin e Zi aktualisht nuk po punojnë, duke bllokuar rrugët e furnizimeve me vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete afrikane që varen nga gruri ukrainas.

 

Grurë i djegur i fotografuar më 17 korrik në mes të rajonit Zaporizhja dhe Donjeck, ku aktualisht ka luftime. Bisedimet e udhëhequra nga Turqia ende po vazhdojnë dhe kanë për qëllim të mundësojnë kalim të sigurt për anijet që largohen nga portet e Ukrainës. Sipas një transkripti të bisedës midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, me homologët e tij ukrainas dhe rus, Erdogan ka deklaruar se “ishte koha që Kombet e Bashkuara të ndërmerrnin veprime për planin në lidhje me formimin e korridoreve të sigurta përmes Detit të Zi për eksportin e drithërave”.

 

Një fermer ukrainas në rajonin e Dnipropetrovskit, shikon se si pjesë të arave të tij të mbjella me grurë digjen si rezultat i luftimeve më 4 korrik. Vladimir Putin më 19 korrik u takua me Erdoganin në Ukrainë dhe pjesë e agjendës së bisedimeve është edhe çështja e hapjes së një korridori të mundshëm të eksportit përmes Detit të Zi.

 

Një fushë gruri duke u djegur më 17 korrik. Bashkimi Evropian raportohet se do të tërhiqet nga disa aspekte të sanksioneve kundër Rusisë, që mund të kenë kufizuar eksportet e ushqimeve, duke rritur presionin mbi furnizimet globale dhe çmimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera