Lajme

Grupi serb i lidhur me Wagner i del në mbështetje Rusisë pas zhvillimeve të fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 24 June 2023

Narodna Patrola, grupi serb i lidhur me grupin rebel mercenar, Wagner, ka njoftuar se pas zhvillimeve të fundit ky grup do ta mbështesë Rusinë.

Përmes një njoftimi në Telegram, nga ky grup kanë thënë se kanë zgjedhur një anë e që sipas tyre ajo është e drejtë.

“Vëllezër dhe motra, kemi zgjedhur një anë dhe e dimë që është e saktë. Ne mbështesim Rusinë dhe popullin rus. Ne besojmë se negociatat do të japin fryte dhe se të dy palët janë të nderuara dhe të përgjegjshme. Do të jetë një humbje për djallin. Përshëndetje nga Patrullat Popullore në Serbi. Për të fituar!

-Advertisement-

Vëllezër dhe motra, zgjodhëm një styrone dhe e di se çfarë është. Ne mbështesim Rusinë dhe popullin rus. Ne besojmë se peretalk është sjellë fryt dhe se të dyja pjesët janë të nderuara dhe të hapura. Konkordi mposhtet nga djalli. Një patrullë kombëtare nga Serbia. Arratisu!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se deri te situata e tanishme në Rusi erdhi pasi shefi i forcës mercenare, Wagner, bëri thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse. Yevgeny Prigozhin e akuzoi atë për sulme vdekjeprurëse kundër forcave të tij në Ukrainë, por Moska e mohoi një gjë të tillë.

Wagner tha se ka marrë nën kontroll qytetin rus, Rostov-on-Don, pranë kufirit me Ukrainën, dhe se tashmë është nisur drejt Moskës.

Ndërkaq, Presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi sjelljen e Wagnerit si “tradhti” dhe u zotua se do ta ndëshkojë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera