Grupi punues për vizat mblidhet nesër, çka pritet nga ky takim

Autori: Gazeta inFokus
18:17 | 09 November 2022
Grupi punues për vizat në Këshillin e Bashkimit Evropian do të mblidhet nesër, ka konfirmuar Presidenca çeke e Këshillit për Gazetën Express.
Në këtë mbledhje pritet të flitet për procesin e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës.
Në mbledhjen e grupit punues të vizave në Këshillin e BE-së, që u mbajt më 13 tetor, zyrtarët francezë raportohej se kishin kërkuar që procesi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Pas kësaj mbledhjeje, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se një vendim për liberalizimin e viza për Kosovën pritet të merret kah mesi i nëntorit, apo fillimi i dhjetorit. Ajo shpresonte që ky vendim të jetë pozitiv.
Von Cramon tha se shpreson që të mos vendosen kushtëzime apo që procesi i liberalizimit të vizave të lidhet me ndonjë metodologji të re të Bashkimit Evropian.
“Vendimi do të jetë dikur kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por, pyetja është që a do të çojë te një sistem i ri i kushteve për vizat, që do të ishte krejtësisht i padrejtë, apo përfundimisht do të shohim një datë për vizat”, ka thënë eurodeputetja gjermane gjatë një konference për media në Prishtinë, më 24 tetor.

Të tjera
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...
-
Tragjike në Prizren: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e së dielës në zonën malore mes fs...
-
Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK’së një emër të njohur në Prizren
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve...
-
Sali Berisha pezmatohet nga Exit Poll i Haxhiut: Batoni, gënjeshtar i gatshëm
Sali Berisha i Partisë Demokratike në një konferencë për media pas publik...
-
LDK: Bexhet Xheladini rikonfirmohet si kandidat për kryetar në Dragash
Gjatë ditës së sotme, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash ...
-
Zbulohet përqindja e pjesëmarrjes së votuesve nga diaspora
Me mbylljen e procesit të votimit në vend, KQZ ka zbuluar dhe pjesëmarrjen e ...
-
Tensione në Tiranë, PD thotë se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale
Raportohet për situatë tensioni në afërsi të ‘Petro Nini’ në Tiranë. Sipas...
-
Maqedonci: Nënshkrimi i marrëveshjes me SHBA-në e garanton forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes
Më 13 qershor, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara pritet të firmosin dokumentin k...