Lajme

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit i kërkon llogari Shpend Ahmetit e Fatmir Matoshit

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 17 January 2020

Ministri në detyrë i Mjedisit, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti janë ftuar nga grupi për mbrojtjen e Badovcit në një takim.

Nga këta dy është kërkuar të që prezantojnë fatet në lidhje më gjendjen aktuale sa i përket dhënies së pëlqimit nga komuna dhe nga MMPH-ja për projektin e kompanisë KAËA në afërsi të liqenit të Badovcit, shkruan Gazeta inFokus.

Inxhinieri i ujërave, Baton Begolli ka thënë se Kosova është shtet me stres ujorë, që nënkupton se nuk ka mjaftueshëm ujë dhe se nuk duhet lejuar veprime që mund të pakësojnë ose ndotin atë sasi që e kemi.

-Advertisement-

Ai para qytetarëve ka thënë se në Strategjinë për ujëra, Kosova ka 1 mijë e 600 metra kub për kokë banori në vit.

Kurse Eman Rrahmani, këshilltar komunal i Vetëvendosjes ka thënë se ky subjekt ka kërkuar zyrtarisht qasje në dokumentet zyrtare të Komunës së Prishtinës, saktësisht dokumentin ku lëshohen kushtet ndërtimore për ndërtim, porse ende nuk i është lejuar qasja në to.

“Dokumenti i publikuar nga Komuna është i pjesshëm, janë vetëm 2 faqe nga 7 sa i ka dokumenti. Mbajtja e fshehur, mostransparenca nga Komuna është shqetësuese”, ka thënë ai.

Të dy nivelet qeverisëse deri tashi nuk kanë arritur ta qartësojnë nëse kompania KAËA ka marrë pëlqim nga komuna për kushtet ndërtimore apo pëlqim mjedisor nga ana e MMPH-së.

Derisa të dy nivelet po e hedhin përgjegjësinë të njëra tjetra, Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ka nisur nënshkrimin e një peticioni online, me të cilin synon ta ndalojë degradimin e zonës te ky liqen artificial./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera